Përfundon loja e rezistencës, ja cili nga çiftet kaloi sfidën dhe fitoi 2000 euro!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përfundon loja e rezistencës, ja cili nga çiftet kaloi sfidën dhe fitoi 2000 euro!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Një ditë më parë, Vëllai i Madh vendosi banorët përballë lojës së rezistencës, ku të ndarë në çifte u lidhën me qese plastike dhe duhet të qëndronin bashkë.. Erjola si lidere e shtëpisë nuk ishte pjesë e lojës, por ishte ajo që ndau në çifte banorët. E ndërsa çifti fitues i kësaj sfide u shpall Rike dhe Meritoni, të cilët përfituan një çmim prej 2000€.

Prej ditës së parë në “BBV3” një nga debatet e para ka qenë ai i Rozës me Ledjonën dhe grindjet e tyre më pas kanë qenë të shumta, duke u quajtur edhe ‘rivale’. Ama për shkak të një sfide nga Vëllai i Madh Roza dhe Ledjona janë detyruar, për shkak të zgjedhjes së Erjolës, si lidere e shtëpisë, të lidhen me ngjitës me njëra-tjetrën duke formuar një dyshe për lojën dhe që të vinte kjo ditë as ne dhe as vajzat nuk e kishin menduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE