WhatsApp prezanton funksionin e ri aq shumë të dëshiruar nga ju!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
WhatsApp prezanton funksionin e ri aq shumë të dëshiruar nga ju!

WhatsApp ka prezantuar së fundmi një veçori të re që lejon përdoruesit të bllokojnë mesazhet e padëshiruara direkt nga ekranet e tyre. Ky përditësim synon të luftojë përhapjen e mesazheve të padëshiruara dhe t’u japë përdoruesve kontroll më të madh mbi to.

Kjo për faktin se mesazhet e padëshiruara prej kohësh kanë qenë shqetësim për rrjetet si WhatsApp. Por, me përditësimin e fundit rrjeti social ka për qëllim përmirësimin e  privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve të tij. Funksioni i ri u mundëson përdoruesve të identifikojnë dhe bllokojnë mesazhet pa pasur nevojë të kalojnë në aplikacione tjera.

Tashmë WhatsApp tregon një shënim paralajmërues poshtë kontaktit të çdo numri të panjohur. Ky shënim pasohet nga opsionet për ta regjistruar, bllokuar, ose raportuar atë. Bëhet e ditur se, WhatsApp së shpejti pritet të mbështesë edhe mesazhet ndër-platformë të cilat do të lejojnë shkëmbimin e mesazheve me përdoruesit e platformave të tjera.

Ndërkaq, WhatsApp ka shtuar opsionin për të krijuar, ndryshuar dhe shpërndarë ‘meme’ të personalizuar sipas shijeve tuaja, pa qenë nevoja për programe shtesë. Për të krijuar një ‘sticker’ nga një imazh, hapni aplikacionin WhatsApp dhe bisedën ku doni ta dërgoni. Klikoni në seksionin e ‘stickers’ që ndodhet në të djathtë të hapësirës për të shkruar.

Klikoni “krijo sticker” dhe zgjidhni një foto nga galeria. Do të shfaqen disa mjete pune që ju lejojnë të punoni imazhin sipas dëshirës, të prisni, shkruani, vizatoni dhe vendosni foto të tjera. Kur të jeni kënaqur me krijimin tuaj, shtypni “send” për ta dërguar. Rikujtojmë se WhatsApp po sjell surpriza të reja për të gjithë abonentët e saj të cilat kanë pritur prej kohësh që aplikacioni të shfaqë një risi që do ta lejonte hapjen e shumë llogarive në një smartphone. Sipas blogut WhatsApp, abonentët mund të kenë luksin të hapin dy llogari në një smartphone.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49566 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE