Romeo më i pëlqyeri në rrjetet sociale! Donaldi ironizon Ledion Liçon për tre të preferuarit në BBV (FOTO)

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo më i pëlqyeri në rrjetet sociale! Donaldi ironizon Ledion Liçon për tre të preferuarit në BBV (FOTO)

Emrat e tre të preferuarve në Big Brother Vip kanë ngjallur diskutime jo vetëm mes banorëve, por edhe në rrjet.

Një nga emrat që surprizoi publikun që nuk ishte pjesë e listës, ishte pikërisht Romeo Veshaj.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe binjaku i tij Donaldi. Në një story në rrjetet sociale ai ka thumbuar disi moderatorin e BBV, Ledion Liço.

Donaldi ka shpërndarë një video të bërë virale shumë kohë më parë, ku një demokrat thotë pa dashje që voton për Edi Ramën në vend të Lulzim Bashës.

Kështu ai ka nënkuptuar që në vend të njërit prej tre të preferuarve duhet të ishte medoemos emri i Romeos.

Statistikat në rrjetet sociale, e nxjerrin Romeon më lart se banorët e tjerë. Ai është një prej konkurrentëve i cili bashkë me Heidin ka shtuar më shumë ndjekës në instagram.

Ndërkohë që ndjekësit kanë evidentuar një tjetër fakt që tregon popullaritetin e tij. Në videot e performancave të realizuara për pavarësinë e Kosovës, interpretimi i poezisë së Romeos ka disafish më shumë like dhe klikime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE