BMW anulon prodhimin e makinës Z4 Coupe!

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BMW anulon prodhimin e makinës Z4 Coupe!

BMW nuk ka plane të prodhojë konceptin Z4 Coupe. Pas debutimit të konceptit të tij vitin e kaluar, u përhapën thashetheme duke pretenduar se BMW ka plane për të prodhuar këtë model në numër të kufizuar. BMWBlog raporton se drejtuesit e kompanisë kanë anuluar planet për prodhimin e makinës.

Z4 tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur debutoi në Concorso d’Eleganza Villa d’Este në Itali me brendësinë e tij të mbuluar nga lëkura me ngjyrë kafe. Megjithatë, siç duket puna e palodhur e projektuesve të tij do të mbetet vetëm një krijim që ne do të dëshironim të ishte ndërtuar.

Sipas BMWBlog, marka gjermane ishte drejt procesit të realizimit të makinës e cila përfshinte prodhimin e 50 njësive me vlerë 250 mijë dollarë secila. Por, kjo nuk ka mjaftuar për të ringjallur dhe për ta kthyer në realitet konceptin Touring Coupe. Rikujtojmë, se automjeti elektrik Scenic i Renault fitoi çmimin “Makina e Vitit 2024” në panairin e automjeteve në Gjenevë, duke i dhënë një shtysë kompanisë franceze teksa ajo po “elektrizon” biznesin e saj. Sipas mediave të huaja, SUV-i i kësaj kompanie mundi BMW Seria 5 sedan, i cili u dha nga një juri prej 58 gazetarësh evropianë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE