Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Sipas MeteoAlb, si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik nga Jugu i Italisë drejt Shqipërisë; do të sjellë mbizotërim të vranësirave të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje të pakta dëbore në zonat malore.

Herë pas here priten intervale të shkurta me kthjellime, kryesisht ne vijën bregdetare.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të mbeten me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat e thella malore.

Përsa i përket; temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten temperaturat në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore -1°C deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era; do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas – here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE