I dërgoi mesazh Meritonit në “Big Love”, Zhaklin Lekatari tregon për herë të parë se pse vendosi ta mbështeste banorin!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dërgoi mesazh Meritonit në “Big Love”, Zhaklin Lekatari tregon për herë të parë se pse vendosi ta mbështeste banorin!

Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli pak edhe për “Big Brother VIP 3”. Pak ditë më parë ajo ka dërguar një mesazh në aplikacionin “Big Love”, për Meriton Mjekiqin. Në mesazhin e saj shkruhej:

Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar. Loja jote është shumë e bukur por mos harro që në fund fitues nuk është jeta virtuale por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur. Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës por i cilësisë. Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë metalitetin kampion.

Ndërkohë e pyetur në “Wake Up” në lidhje me këtë mesazh, Zhaklina u shpreh:

Mesazhi i ka thënë të gjitha. Duke qenë jashtë ‘Big-ut’ kam simpati për të gjithë ose nuk kam simpati për asnjë. Miti i vetëm që duhet të ekzistojë është Vëllai i Madh, askush tjetër. Të tjerët hynë e dalin, janë të përkohshëm. Vëllai i Madh është institucioni i vetëm ku duhet të fiksohesh. Nuk është e papritur nga unë që të zgjedh njeriun, e të mos zgjedh lojën, apo që të mos promovoj njeriun apo kërkesën e faljes. “Big Love” është gjetje shumë e bukur, unë doja ta çoja atë mesazh.

Ndërkohë duke komentuar lidhjen e dashurisë mes Meritonit dhe Ilnisa Agollit, Zhaklina u shpreh se është bukur të shohësh ‘dy prindër beqarë dhe me diferencë në moshë të dashurohen’:

Kjo na tregon se dashuria nuk është ajo që shohim nëpër filma. Dashuria është e bukur kur është e vërtetë. Mua më pëlqen thyerja e stereotipeve. Ky shembull më pëlqen shumë dhe duhet të vlerësohet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE