Nga banori që gërhiste më shumë tek kushtet që i plotësoi Vëllai i Madh, Ervin Goxhi zbulon gjithçka në TAR!
Sot i ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Ervin Gonxhi. Ai foli më shumë për ndjesitë dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek mendimi i tij për lojën e banorëve të tjerë.
Kur jam futur në shtëpi i kërkova dy kushte. Vendi ku do të falja namazin, mishi i pulës të ishte i prerë hallall. Vëllai i Madh i plotësoi.
Ervini ka zbuluar gjithashtu se një problem i madh ka qenë edhe gjumi dhe gërhitja e banorëve.
Gjumi ishte problem shumë i madh. Gjëja më e tmerrshme. Unë kam pasur Alfion afër, kur fillonte simfonitë e tij i shkoja tek jastiku dhe ia rregulloja që të flinte rehat. Alfio më fal që e thashë këtë por është e vërtetë. Albi dhe Juli gërhet.
Kur u pyet se çfarë e nervozonte më shumë në shtëpinë e BBV ai u përgjigj duke thënë:
Pagjumësia më nervozonte dhe debatet pa nivel. Ishin gjëra kot. Në momentin që shikoja gjëra të tilla mendoja që çfarë dua unë këtu. Fatmirësisht me gjysmën e shtëpisë isha mik, vitet bëjnë të vetën, njihemi dhe kam kaluar mirë.
Kam bezdi kur më bien njerëzit në qafë pa lidhje. Jam i sinqertë, i drejtë dhe nuk i njoh skemat dhe më vjen inat që të më akuzosh. Nuk jam tip që gënjej.