Tërmeti në Turqi e Siri, 22 mijë viktima e mbi 80 mijë të plagosur/Një 17 vjeçar mbijetoi për 94 orë!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmeti në Turqi e Siri, 22 mijë viktima e mbi 80 mijë të plagosur/Një 17 vjeçar mbijetoi për 94 orë!

Janë afërisht 22 mijë viktimat e tërmetit të magnitudës 7.8 të shkallës Rihter që në fillim të javës gjunjëzoi pjesën mes Turqisë e Sirisë, duke mbjellë shkatërrim e atë që presidenti Erdogan e përshkroi si “katastrofa e shekullit”. Më shumë se 18 mijë e 300 persona konfirmohen të kenë humbur jetën në Turqi e mbi 3 mijë e 300 në Siri. Më tepër se 80 mijë vetë kanë mbetur të lënduar.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje, ndërsa mbrojtjes civile turke i janë bashkuar specialistë nga 56 vende, mes tyre nga Shqipëria. Pas 94 orësh, një 17-vjeçar u nxor i gjallë nga gërmadhat në qytetin Gaziantep të Turqisë.

Para prindërve dhe miqve që këndonin duke i pëmendur emrin, i riu buzëqeshte. Ndërsa transportohej për në spital, njerëzit duartrokisnin dhe qanin nga gëzimi për këtë mrekulli. Tashmë që kanë kaluar 72 orë, rastet e të mbijetuarve cilësohen mrekulli. Britanikja “Guardian” shkruan se 17-vjeçari u detyrua të konsumonte urinën e tij për të shuar etjen.

Unë arrita të mbijetoja në këtë mënyrë.

Më herët u raportua se pas 90 orësh, një vajzë 10-vjeçe u nxor e gjallë nga gërmadhat e një pallati të rrëzuar në Hatay të Turqisë. Mediat turke bëjnë të ditur se për ta shpëtuar, ekipet gërmuan një galeri dhe me lejen e të afërmve u vendos t’i pritet njëri krah ndërsa operacioni u krye mes rrënojave. Nga tërmeti i magnitudës 7.8 i shkallës Rihter, 10-vjeçarja humbi prindërit dhe tre vëllezër.

Ndërkaq, pas katastrofës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftojnë ndërprerjen e përkohshme të disa sanksioneve ekonomike ndaj qeverisë siriane. Në një dokument të shpërndarë nga Departamenti i Thesarit në Uashington e të cituar nga mediat në Siri thuhet:

Jepet leje për të autorizuar përpjekjet e ndihmës për tërmetin, në mënyrë që ata që janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Siri, të mund të garantojnë nevojat jetike, duke shpëtuar jetë dhe për rindërtim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49002 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE