Sezoni i ri i “Dancing witht the Stars”, ja çfarë mendon Valbona Selimllari!
Epara në Shqipëri me një titull bukurie, Valbona Selimllari ka qenë vazhdimisht pjesë e medias dhe spektakleve të vallëzimit. Përtej komenteve objektive, nuk ka ngurruar as të kërcejë në skenë. Së fundmi faqja zyrtare e “Dancing with the Stars” në Intagram na zbuloi se Valbona Selimllari është anëtare e jurisë.
Ditën e djeshme Valbona ka qenë e ftuar në rubrikën “Galeri” tek “E Diell” me Ed Manushin. Mes jetës së saj profesionale ku ka treguar edhe për sezonin e ri të “DWTS”, ku shprehet shumë pozitive.
“DWTS” ka një energji shumë të mirë, ku është kërcimi, muzika është jeta vetë dhe padiskutim që mezi pritet, ka tjetër atmosferë, nuk po e krahasoj me të tjerë se secili nga programet ka energjinë e vetë po nuk e besoj se si Dancing ka një gjë tjetër…