Gjithçka nisi vetëm se fitoi peshë, Miss Universe 2021 rrëfen “luftën” me bullizmin!

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka nisi vetëm se fitoi peshë, Miss Universe 2021 rrëfen “luftën” me bullizmin!

Harnaaz Sandhu, e cila u kurorëzua Miss Universe 2021, zbuloi se njerëzit e kanë bullizuar në internet për shkak se ka shtuar peshë. Modelja 22-vjeçarja nga India tha për “People” së fundmi se:

Fizikisht jam rritur disi, kam marrë më shumë kilogramë dhe kam shtuar peshën time, gjë për të cilën jam plotësisht rehat tani. Por unë u bullizova për shtimin në peshë.

Ajo rrëfeu se ishte vërtet befasuese që njerëzit kishin mendime kaq të forta për trupin e saj.

Nuk ka të bëjë me atë se si dukesh, ka të bëjë me atë se kush je brenda dhe si i trajton njerëzit dhe në çfarë beson. Unë shpërtheva në lot kaq shumë herë. Ndonjëherë në kohën më të papritur. Unë bëhem gati të dal në skenë apo diçka tjetër dhe e gjithë kjo gjë më vjen në mendje. Është vërtet e trishtueshme.

Pas kurorëzimit të saj në Miss Universe, aktorja e Bollywood-it tha se nisi të kalonte më shumë kohë me familjen dhe u fokusua më pak në ushqim dhe stërvitje.

E kam kaluar atë fazë të jetës sime kur dikur ndihesha keq për gjithçka. Tani, fillova të dua gjithçka. Është në rregull të qash. Është në rregull të ndihesh e trishtuar.

Duke ndarë historinë e saj, Sandhu tha se shpreson që edhe të tjerët të mësojnë t’i ‘përqafojnë’ trupat e tyre që ndryshojnë. Rikujtojmë, se një histori pak a shumë të ngjashme sa i përket bullizmit ka përjetuar edhe Ish-Miss Anglia. Natasha Hemmings, 26 vjeçe, ka treguar se ishte në shënjestër të studentëve xhelozë gjatë kohës që ishte në universitet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65490 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE