Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, arrestohen dy autorët/Konflikti pas konsumimit të kokainës!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, arrestohen dy autorët/Konflikti pas konsumimit të kokainës!

Policia e Durrësit arrestoi dy persona si të dyshuar për vrasjen e një dite më parë të 32-vjeçares Luljeta Preza, ndërsa tre shtetase të moshave 15, 26 e 28-vjeçe po procedohen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Dje, trupi i viktimës u gjet pa shenja jete, poshtë urës së Dajlanit.

Pasi fillimisht shoqëroi 17 persona në lidhje me ngjarjen, policia vuri në pranga 22-vjeçarin A.B., banues në Lushnjë dhe 45-vjeçarin Y.G., banues në Durrës.

Sipas uniformave blu, 32-vjeçarja është konfliktuar me dy të arrestuarit për motive të dobëta pas konsumimit të lëndëve narkotike, së bashku me B.S., M.M e me një tjetër të mitur.

Gjatë konfliktit, A.B. dhe Y.G. e kanë goditur me thikë Luljeta Prezën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi zyrtar i Policisë Durrës:

Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare). Gjatë konfliktit, shtetasit A. B. dhe Y. G. kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen L. P., e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset B.S., 28 vjeçe, M.M., 26 vjeçe dhe për 15-vjeçaren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49280 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE