Pas dorëheqjes së Rutte, ministrja e drejtësisë së Holandës do të udhëheqë partinë e kryeministrit në largim

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas dorëheqjes së Rutte, ministrja e drejtësisë së Holandës do të udhëheqë partinë e kryeministrit në largim

Ministrja holandeze e Drejtësisë, Dilan Yeşilgöz-Zegerius do të drejtojë partinë konservatore VVD të kryeministrit në largim Mark Rutte në zgjedhjet e nëntorit, njoftoi këtë të hënë partia.

46 vjeçarja është gruaja e parë që udhëheq udhëheq VVD-në në zgjedhjet kombëtare dhe, nëse fiton, do të bëhet kryeministrja e parë femër e Holandës.

Yeşilgöz-Zegerius ka rrënjë kurde dhe emigroi në Holandë nga Turqia kur ishte 8 vjeç. Rutte, kryeministri më jetëgjatë i Holandës, tha në Korrik se do të largohej nga politika pasi qeveria e tij u rrëzua për shkak të politikës së azilit.

Ai do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër i përkohshëm derisa të betohet një qeveri e re. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 22 Nëntor në Holandë dhe do të jenë të parat që nga viti 2006, në të cilat Rutte nuk do të udhëheq VVD-në.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE