Parashikimi i motit për sot, kushte atmosferike të paqëndrueshme!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit për sot, kushte atmosferike të paqëndrueshme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa, me origjinë juglindore.

Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa nuk do të mungojnë dhe intervalet afatshkurtra me diell, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Vranësirat e dendura në zonën e jugut dhe kryesisht në të juglindjes do të shoqërohen me reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar, në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar e në periudha tepër afatshkurtra, reshjet në këto zona janë në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje-juglindje e me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fryn intensive e është relativisht problematike, si dhe me shpejtësi deri 12-16 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
23/32
Re

Kukës
15/29
Re

Lezhë
22/31
Re

Dibër
16/31
Re

Durrës
22/35
Re

Tiranë
22/35
Re

Elbasan
20/33
Re

Berat
22/32
Re

Vlorë
22/29
Re

Korçë
14/25
Re shi

Gjirokastër
17/29
Re shi

Sarandë
19/30
Re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49375 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE