Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulmin në veri

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulmin në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e paraburgimin prej një muaji ndaj V.T, të dyshuar për sulmin në veri të Kosovës kundër Policisë së Kosovës. Kjo gjykatë tha se seanca dëgjimore ndaj të pandehurit u mbajt në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku ai po merr trajtim mjekësor.

V.T dyshohet për vepra kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe për kryerjen e veprave terroriste. Ai mund ta apelojë këtë vendim para Gjykatës së Apelit.

Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia tha se tre sulmues të dyshuar u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në manastirin e Banjskës, ku u strehua ky grup i armatosur.

Gjashtë persona në lidhje me rastin janë arrestuar dhe sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, një ka qenë i plagosur.

Sveçla tha se nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – Millan Radoiçiq, organizoi dhe mori pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve policorë.

Radoiçiq gjendet në listën e zezë amerikane dhe kërkohet nga autoritetet e Kosovës për frikësimin e dëshmitarëve në rastin e njohur si Brezovica.

Sipas autoriteteve të Kosovës, grupi ka qenë “një njësi e organizuar profesionale, që ka ardhur për të luftuar në Kosovë”.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se personat e armatosur ishin serbë lokalë “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE