Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara!

Turqia bën të ditur se ka kryer një mori sulmesh ajrore kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut, disa orë pas një shpërthimi vetëvrasës në afërsi të selisë së Ministrisë së Brendshme turke, në kryeqytetin Ankara.

Në një deklaratë njoftohet se 20 objektiva u shkatërruan e shumë militantë të grupit të ndaluar me ligj Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) u “neutralizuan”. PKK pranoi se dje u krye një sulm kamikaz nga një grup i lidhur me të në Ankara e ku një person hodhi veten në erë.

Me kamikazin ishte edhe një agresor tjetër, i cili u vra nga policia ndërsa dy agjentë mbetën të plagosur lehtë në shkëmbimin e zjarrit që pasoi.

PKK-ja konsiderohet grup terrorist në Turqi, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani të Madhe e në Bashkimin Europian. Ministria turke njoftoi se në sulmet e një dite më parë janë shënjestruar depo e bunkerë të përdorur nga Partia Popullore e Kurdistanit, PKK.

Sulmin në Ankara, të cilin Shqipëria e dënoi ashpër, si akt frikacak, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e përshkroi si “valëvitjet e fundit të terrorizmit”. Kreu i shtetit, Erdogan paralajmëroi:

Personat që kanë synuar të cënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë, nuk e kanë arritur qëllimin e tyre e nuk do ta arrijnë kurrë!

PKK-ja, parti e cila ka rrënjë marksisto-leniniste është formuar në vitet ‘70 e ka nisur një luftë të armatosur kundër qeverisë turke në vitin 1984, duke bërë thirrje për shtet të pavarur kurd brenda Turqisë.

Në vitet ‘90, ky grup ka hequr dorë prej kërkesave për shtet të pavarur dhe ka bërë thirrje për më shumë autonomi për kurdët. Vlerësohet se më shumë se 40 mijë persona kanë humbur jetën në këtë konflikt të përgjakshëm.

Pas dhënies fund të një armëpushimi, në korrik të vitit 2015, sulmet nuk kanë munguar ndaj shënjestrave turke.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49261 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE