Muharremi: Edi Rama nuk ka thënë se Kosova është tokë e askujt, ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Muharremi: Edi Rama nuk ka thënë se Kosova është tokë e askujt, ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj

Nga Shenoll Muharremi

Tokë e Askujt

Sa gjakë e kokë nxehtë që jemi. Intervista e Edi Ramës në FT është e matur dhe mirë. A e keni lexu kush po e komenton intervistën apo vetëm keni ndëgju fjalën ‘tokë e askujt’ edhe po folni? Rama ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj për shkak se po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’. Nuk ka thënë Kosova është tokë e askujt. Sa i përket veriut dhe KFOR-it/NATOs argumenti i tij është me ‘rivendosë kontrollin’ NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikurqë pamë sulmin terrorist në Banjskë.

Ka një tendencë me kriju një ndarje të thellë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo është e padobishme, e dëmshme. Sidomos duhemi me pas kujdes me i verifiku lajmet mirë dhe burimin e tyre parase me folë. E pashë që edhe figura të larta të Harvardit nuk i kishin kontrolluar mirë burimin dhe lajmin dhe kishin reaguar rreth kësaj.Ndoshta duhemi me tregu më shumë qetësi dhe maturi, me vepru pa emocione, dhe me identifiku çfarë na bashkon dhe na bënë më të fortë ne Prishtinë dhe Tiranë, dhe me e maksimizu atë pjesë… përderisa i minimizojmë ato fusha që mund të na bëjnë më të dobët dhe përqarë.

Chill.

Pjesa nga intervista:

Financial Times, Edi Rama: “NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë.

Edi Rama, vendi i të cilit është anëtar i aleancës ushtarake, foli për Financial Times pasi paraushtarakët serbë morën peng një manastir në Kosovën veriore, duke marrë të paktën katër jetë, duke përfshirë atë të një polici etnik shqiptar.

“Kosova është një pikë e nxehtë”, tha Rama. “[Kosova e Veriut] është bërë me kalimin e viteve një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49499 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE