Kur të vjen e keqja hapi derën! Shakira po përballet me një tjetër telash…

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur të vjen e keqja hapi derën! Shakira po përballet me një tjetër telash…

Telashet financiare për yllin kolumbian Shakira nuk kanë fund. Spanja po ndjek një hetim të veçantë për këngëtaren dhe ajo thuhet se duhet të paguajë miliona. Edhe pse Shakira e zgjidhi çështjen e saj penale me qeverinë spanjolle javën e kaluar, pasi pagoi mbi 25 milionë euro për të marrë një dënim të lehtë mes akuzave për tatime të pashlyera midis 2012-2014, nuk ka mbaruar me kaq. Sipas një raportimi të ri nga El Periodico, ylli i famshëm po akuzohet sërish.

Artistja tani po hetohet për një tjetër mashtrim tatimor të vitit 2018. Thuhet se Shakira ka ‘depozituar’ shtatë milionë euro në këtë hetim të ri. El Periodico, e cila citon burime anonime gjyqësore, e bën të duket sikur pagesa e fundit me para në dorë është një gjest nga Shakira për të zbutur më shumë çështjen. Megjithatë, media vëren se pagesa e saj nuk është saktësisht një pranim i fajit. Nëse kjo është e vërtetë dhe përfundon duke i humbur këto shtatë milionë euro, ajo ka paguar rreth 34 milionë euro ose më shumë për të zgjidhur problemet e saj tatimore.

Ndërkaq, thuhet se Shakira thuhet se është duke përgatitur një dokumentar ‘bombë’, i cili do të fokusohet në ndryshimet dramatike të jetës së saj të shkaktuara nga ndarja me Gerard Piquen. Artistja kolumbiane, mori vëmendje të madhe në muajt pas ndarjes me futbollistit duke publikuar disa këngë përfshirë “BZRP Music Session #53”, në të cilën ajo pretendonte se Pique kishte ‘këmbyer një Rolex për një Casio’, kur u nda nga ajo për t’u lidhur me 24-vjeçaren Clara Chia. Ndërkaq, sipas Mensa International, shoqëria më e vjetër në botë e njerëzve me IQ të lartë, ylli kolumbian Shakira ka një IQ prej 140. Disa muaj më parë, organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar publikoi një listë të të famshmëve me IQ mbi mesataren. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE