Pranoi se kishte patur një flirt me banoren e BBV3, dalin fotot të tjera të Silvit dhe Sarës

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pranoi se kishte patur një flirt me banoren e BBV3, dalin fotot të tjera të Silvit dhe Sarës

Silvi është një ndër tre banorët e rinj që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mbrëmjen e së shtunës.

Para se të hynte në BBV, Silvi është shprehur për “Fan Club” se me Sarën njihen nga jashtë.

Deklarata e tij ka hedhur dyshime se ata kanë përjetuar një lidhje dashurie mes tyre më herët, duke paralajmëruar gjithashtu se do dilnin edhe fotot.

Ditën e sotme në media ka nisur të qarkullojë një tjetër foto e tyre, ku Sara dhe Silvi shihen përkrah njëri-tjetrit.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Silvi ka shpjeguar për banorët se Sarën e ka njohur nga jashtë, ku madje kanë punuar në një projekt së bashku.

Nuk është ende e qartë nëse kjo foto është bërë krejt rastësisht nga dyshja e njohur, apo vërtet mes tyre ka ekzistuar një flirt, e gjitha kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Kujtojmë gjithashtu se momentalisht Sara është duke shijuar një romancë me Bardhin, reperin e njohur, me të cilin krijuar një lidhje brenda shtëpisë së BBV.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49435 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE