Një nuse e guximshme si Teresa Giudice, mbi 1 mijë karfica në kokë ditën e dasmës së saj!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Një nuse e guximshme si Teresa Giudice, mbi 1 mijë karfica në kokë ditën e dasmës së saj!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//nje-nuse-e-guximshme-si-teresa-giudice-mbi-1-mije-karfica-ne-koke-diten-e-dasmes-se-saj.jpg)
Ylli i “Real Housewives of New Jersey” Teresa Giudice u martua së fundmi me partnerin e saj Luis Ruela në Park Chateau në East Brunswick, përpara mijëra miqve dhe familjes. Ndërkaq, parukierja Lucia Casazza në një intervistë me Andy Cohen për emisionin e tij në radio Sirius XM zbuloi të gjitha detajet e pamjes së Teresa-s. Ajo u shpreh se:
Na duheshin flokë që të ishin të përshtatshme për një mbretëreshë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/nje-nuse-e-guximshme-si-teresa-giudice-mbi-1-mije-karfica-ne-koke-diten-e-dasmes-se-saj-62f24b4f85299.jpg)
Frymëzuar nga nuset italiane dhe mesdhetare, Casazza porositi ekstejshëna me vlerë rreth 7 mijë euro. Çmimi i stilimit në tërësi? Rreth 2500 euro.
U deshën gati dy orë që Casazza dhe anëtarët e tjerë të skuadrës së bukurisë t’i hiqnin më shumë se 1500 karfica nga flokët e Giudice-s pas dasmës. Por ajo mund të ketë pasur disa vështirësi në lëvizje, pasi Casazza tha se Teresa po ankohej për dhimbjen e qafës së saj deri në fund të natës nën peshën e kaq shumë flokëve.