Luizi ndikon edhe te tekstet e gjuhës shqipe? Ja fakti i çuditshëm që ka publikuar ai (Foto)

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi ndikon edhe te tekstet e gjuhës shqipe? Ja fakti i çuditshëm që ka publikuar ai (Foto)

“Çapaçul” ishte fjala që përdorte gjerësisht Luizi në BBV2 e që më vonë u bë virale, por nga ana tjetër edhe u keqinterpretua nga banorët me të cilët ai konkurronte.

Megjithatë duket se ende e kësaj kohe Luizit nuk i paska dalë e keqja me këta të fundit dhe ka vendosur t’u tregojë “të vërtetën” e kësaj fjale të gjithëve.

Në një postim në Instastory, Luizi ka publikuar një pjesë nga teksti i “Gjuha shqipe 2” ku është përmendur fjala çapaçul.

“Eh… dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul e më bën gjyq publik, sot e gjej të Gjuha Shqipe,” shkruan Luizi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE