Aksident me vdekje në vendin e punës në Divjakë, humb jetën një 53-vjeçar/Shkaku një makineri!
Aksident në punë me pasojë vdekjen e një punonjësi në Divjakë. Një 53-vjeçar ndërroi jetë rrugës për në spital, fatkeqësisht duke mos iu mbijetuar plagëve të marra. Nga hetimet paraprake, policia njofton se “dyshohet se aksidentalisht u dëmtua nga një makineri” në mjediset e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I.L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.